LDK: Hetimet ndaj Veliut, fushatë politike
PRISHTINE- LDK-ja e ka cilësuar si të motivuar politikisht kërkesën e Prokurorisë Publike për heqjen e imunitetit të deputetit dhe kandidatit të kësaj partie për kryetar të Podujevës, Agim Veliu.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka refuzuar shqyrtimin e një kërkese të Prokurorisë Publike, sipas së cilës kërkohej që deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut, t’i hiqet imuniteti, në mënyrë që të vazhdojnë hetimet për një rast të dyshuar ndaj tij.
Veliu bashkë me Grupin Parlamentar të LDK-së, e cilësuan këtë kërkesë të prokurorisë të motivuar politikisht, për të dëmtuar fushatën e tij dhe të LDK-së.
Me këtë qëndrim është pajtuar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ai tha se prokuroria nuk e ka patur të qartë se deputetët kosovarë nuk kanë fare imunitet, sepse nuk ekziston Ligji për deputetët.
“Ne konsiderojmë se prokuroria nuk e ka lexuar Kushtetutën dhe se deputetët e Republikës së Kosovës nuk kanë imunitet. Ashtu siç kanë vepruar institucionet e drejtësisë në të kaluarën, le të veprojnë edhe tash” u shpreh Krasniqi.
Kryesia e Kuvendit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë kërkuar sot prokurorisë që të lexojë me më shumë kujdes e vëmendje Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, para se të parashtrojë kërkesa të tilla, përderisa askush nga prokuroria nuk ka dhënë ndonjë sqarim për këtë rast.
(e.n/rel/BalkaWeb)