Pak mesazh Serbisë: S’ka BE, pa zgjidhur problemin me Kosovën
BERLIN – “Serbia duhet ta ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës nëse dëshiron të vazhdojë rrugën e filluar evropiane”, ka këshilluar eurodeputetja gjermane Doris Pak në një tryezë të rrumbullakët në Berlin. “Derisa të mos zgjidhet problemi me Kosovën, Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian”, poho pa më të voglin hezitim, Doris Pak që shtoi se as ndarja eventuale e Kosovës nuk do të zgjidhte problemin ekzistues. “Ai mund të zgjidhet vetëm nëse serbët në Kosovë marrin fatin në duar e tyre”, ishte mesazhi i radhës për serbët nga Doris Pak. Eurodepuetja bëri të ditur se problemi më i madh dhe i vazhdueshëm i Serbisë është ai që Kosova është tashmë fqinji i saj më i afërt, të cilin nuk dëshiron ta njohë. “Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është jashtëzakonisht i keq dhe ai duhet të ndryshojë, konsideron Pak. Serbët e Kosovës duhet të aktivizohen dhe të përfshihen në hartimin e politikës së vendit të vet, ndërsa shansin më të madh e kanë në zgjedhjet lokale gjatë të cilave do të mund të të fitojnë vende në këshillat komunale të Kosovës”, vlerëson Pak. Sipas saj, rruga jo e drejtë do të ishte edhe nëse Beogradi urdhëron serbët e Kosovës se nuk duhet të angazhohen politikisht në zgjedhje ose të mos dalin në zgjedhje, sepse në të kundërtën nuk do të marrin ndihmën financiare. "Serbët në Kosovë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, këtë vërtet edhe duhet ta bëjnë. Në këtë mënyrë do të kontribuojnë që shteti i vogël i Kosovës të mbetet i qëndrueshëm. Kjo është në interesin e serbëve dhe tërë rajonit", thotë Doris Pak.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)