Angela Merkel pret Barak Obamën në Gjermani
Berlin - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbërriti sot në Baden-Baden, ku do të presë sot pasdite presidentin amerikan Barak Obama. Qyteti ku do të pritet presidenti i Shteteve të Bashkuara ndodhet në jug-perëndim të Gjermanisë. Obama do të pritet me ceremoni ushtarake, njofton agjencia gjermane “Dpa”.
Takimi mes Angela Merkelit dhe Barak Obamës vjen përpara se kancelarja gjermane të presë kryetarët e shteteve dhe qeverive, të cilat janë anëtare të NATO-s.
Takimi mes Angela Merkelit dhe Barak Obamës vjen përpara se kancelarja gjermane të presë kryetarët e shteteve dhe qeverive, të cilat janë anëtare të NATO-s.