E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut do të provojë nesër superraketën?

Seul - Korea e Veriut pritet të lëshojë nesër superraketën e saj nëse një gjë të tillë do ta lejonin edhe kushtet atmosferike. Këtë lajm e bën të ditur presidenti i Koresë tjetër, asaj të Jugut, i cili zotohet se Seuli zyrtar do të përgjigjet ashpër dhe fort nëse veriorët do të lëshojnë këtë raketë.

Në reagimin e saj Shtëpia e Bardhë e cilëson si provokim paralajmërimin për lëshimin e kësaj rakete. Shtetet e Bashkuara deklarojnë se një gjë e tillë bie në kundërshtim me çdo rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Pretendimi i koreano-veriorëve është se me lëshimin e saj ata synojnë të dërgojnë në hapësirë vetëm një satelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›