E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika dërgon 120 trupa shtesë në Afganistan

Bruksel - Belgjika, ndryshe nga ç’kishte deklaruar të mërkurën, vendos të dërgojë vetëm 60 trupa shtesë në Afganistan. Kryeministri belg, Herman Van Rompuy, deklaron se vendi i tij do të dy-fishojë ndihmën për Afganistanin, duke e çuar atë në 12 milion euro në vit, dhe numri i ushtarëve nuk do të jetë 120, por 60.

Belgjika aktualisht ka 500 ushtarakë në Afganistan, të cilët janë të angazhuar në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (isaf). Gjithashtu, ky vend ka dërguar edhe katër avionë F-16 të dislokuar në aeroportin e Kandaharit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›