E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys pershtypje pozitive per Shqiperine

Në një kohë kur tre agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit kanë ulur ndjeshëm klasifikimin e vendeve të eurozonës për paaftësitë paguese të borxhit, Shqipëria vijon të mbajë pozicionin e saj stabël. Agjencia Moody’, pak ditë më parë ka qenë prezente në vendin tonë për të monitoruar zhvillimet ekonomike dhe financiare në kontekstin aktual që gjendet ekonomia e të dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë.
Në qëndrimin dy ditor në Tiranë, përfaqësuesit e Moody’s, kanë zhvilluar takime me drejtues të lartë Bankës së Shqipërisë dhe ministrisë së Financave. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, kampania ndërkombëtare e Moody’s është larguar nga vendi ynë me përshtypje pozitive.
“Skenarët kanë qenë të qartë mbi kufirin e borxhit, planin e shpenzimeve, të ardhurat dhe deficitin, disiplinën konservatore që karakterizon buxhetin e vitit 2012”, thonë burime pranë Ministrisë së Financave.
Gjithashtu agjencia amerikane është informuar edhe mbi faktorë të tjerë të ekonomisë si shkëmbimet tregtare, remitancat e emigrantëve por edhe masa të tjera të parashikuara. Rezultatet e testimit nga ana e Moody’s pritet të dalin së shpejti. Aktualisht Shqipëria qëndron në nivelin stabël të vlerësimit të aftësive paguese të kredive, e kjo nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›