FMN: Bankat shqiptare, jashte rrezikut

Ne nje interviste per Top Channel, perfaqesuesja e perhershme e FMN, Ann Margaret Westin jep dhe argumentat qe mbeshtesin kete konkluzion.
“E keqja qe Shqiperia nuk eshte e integruar me pjesen tjeter te ekonomise boterore sot eshte nje e mire sepse ne nje fare menyre eshte mburoja qe ju mbron nga kriza globale financiare. Eshte fakt qe bankat ne Shqiperi nuk jane fare te ekspozuara ndaj instrumentave financiare, te ashtuquajtura toksike, qe kane qene edhe burimi i krizes. Pra, sistemi financiar po ia del mjaft mire”, ka deklaruar Westin.
Por, edhe pse bankat duken jashte kercenimeve, FMN sheh rreziqe te tjera per Shqiperine, te cilat jane te lidhura me ekonomine reale dhe qe kane me shume mundesi te materializohen.
“Nese Shqiperia do te provoje efektet e kesaj krize globale, ato do te jene kryesisht ne ekonomine reale. Kriza e kredive mund te ule kerkesen ne vendet e Evropes edhe per eksportet shqiptare. Po keshtu, emigrantet tuaj jashte mund te humbisnin punen dhe te dergonin me pak para. Dhe nese eksportet do te ulen, kjo do te kishte ndikimin e vet ne nivelin e punesimit, te ardhurave dhe rritjen ekonomike. Ndersa ulja e dergesave do te prekte te ardhurat familjare dhe konsumin”, ka sqaruar Westin.
Kriza tashme eshte shnderruar ne nje ceshtje besimi, e cila ka ndryshuar sjelljen e konsumatoreve, por edhe investitoreve ne mbare boten. Ndaj ketu FMN i kerkon qeverise qe te luaje rolin e saj.
“Ministria e Financave ka nje rol kyc per te luajtur tani ne kushtet e kesaj krize globale. Ju nuk rrezikoheni nga kriza financiare dhe per rrjedhoje nuk ju nevojitet ndonje pakete shpetimi per bankat, por qeveria duhet te ndjeke politika te matura fiskale dhe me kete kuptoj nivelin e deficitit ne buxhetin 2009, per t’u dhene investitoreve mesazhe sigurie se Shqiperia do te vazhdoje te ruaje stabilitetin makroekonomik. Nga ana tjeter, ju nuk doni te nxisni me kerkesen sepse kjo do te conte ne rritjen e metejshme te importeve dhe ne perkeqesimin e bilancit tregtar, ne nje kohe qe dergesat jane ne renie. Kjo nuk do te ishte e mire”, ka shtuar Westin.