E Diel, 1 Nëntor 2026

Anggun, ndriçimi i orientit

05/06/2005  “Ndriçimi” është një album muzikor i veçantë, sensual, ku është ndërthurur kitara akustike dhe ajo elektrike, duke u shfaqur si një pikturë e krijuar nga piktorë të ndryshëm. Anggun, këngëtarja e njohur indoneziane së shpejti do të nxjerrë në treg albumin e saj të ri “Ndriçimi”. Duke folur për albumin e saj, ajo gjithashtu rrëfen se do të donte të këndonte me Carmen Consoli. Emri i saj Anggun do të thotë mirësi që shfaqet në ëndërr.

Këngëtarja indoneziane flet për albumin e saj të ri

Anggun, këngëtarja e njohur indoneziane së shpejti do të nxjerrë në treg albumin e saj të ri “Ndriçimi”. Duke folur për albumin e saj ajo gjithashtu rrëfen se do të donte të këndonte me Carmen Consoli. Sipas Anggun, “emri i saj do të thotë mirësi që shfaqet në ëndërr”.

“Ndriçimi” është një album muzikor i veçantë, sensual, ku është ndërthurur kitara akustike dhe ajo elektrike, duke u shfaqur si një pikturë e krijuar nga piktorë të ndryshëm.

Pse e keni titulluar albumin tuaj “Ndriçimi”?

Më pëlqen kjo fjalë pasi ka një kuptim shumë pozitiv dhe optimist. Çdo gjë që ka të bëjë me dritën është plot shpresë.

Ndriçimi është përhapja e dritës së ftohtë

Po, mund të jetë dritë e ftohtë, por ajo mund të jetë gjithashtu gjithçka. Më pëlqen ideja që diçka mund të prodhojë dritë. Kjo është fantastike.

Albumi yt ngjan me një pikturë të krijuar nga piktorë të ndryshëm. A ka një stil muzikor që do të donit të dominonte në krijimtarinë tënde?

Nëse dëgjoni albumin tim do të ndieni shumë kitarën, si akustike ashtu edhe atë elektrike, nuk ka vetëm një tip muzike, dhe është shumë eklektike. Kam nisur të shkruaj më 2001 dhe ka krijuar rreth 25 këngë. Të 13-at që gjen në album janë të preferuarat e mia prej shumë kohësh.

Në jetën tënde a ka ndonjë gjë të cilët do të donit ta ‘zhvishnit’?

Shumë herë është ora. Kënga “Zhvishmë”, që është në albumin e ri, tregon se sa shumë zihet një çift dhe se një nga të dy është shumë i nxehur dhe përdor madje edhe fjalë të rënda. Do të doja që mes njerëzve të largoj ndjenjat e racizmit, me këtë lidhet edhe kënga.

Keni bashkëpunuar edhe me Piero Pelùn. Me cilin artist do të donit të kishit një eksperiencë të ngjashme?

Do të vlerësoja zërin e Carmen Consoli. Në nivelin ndërkombëtar do të më pëlqente David Bowie, por nuk e di nëse edhe atij do t’i pëlqente bashkëpunimi me mua.

Jeni kthyer nga Indonezia pas tsunamit, si ju duk gjendja atje?

Nuk kam fjalë për ta përshkruar situatën edhe ndjesinë që pata kur isha atje e kam shumë të vështirë ta shpreh. Ishte gjithçka shumë e dhimbshme, që nuk mund të harrohet lehtë. Dëshiroja vetëm të qëndroja pranë familjes sime dhe t’u thoja sa shumë i doja. Kam para gjithçka që ka ngjarë në ata muaj nëpërmjet televizionit, megjithëse ka nisur rindërtimi do të duhet rreth 5-10 vjet që gjendja të kthehet në normalitet. Tsunamit shkatërroi gjithçka në 10 minuta. Është me të vërtetë e trishtueshme.

Unë kam një marrëdhënie tjetër me Bukowskin që kur lexoja tregimet dhe romanet e tij kur isha 20 vjeç. Kurrë nuk kisha menduar se ndonjëherë do të interpretoja egon e tij, dhe ndaj kur ma propozuan i pyeta, nëse janë të sigurtë se unë jam aktori i duhur. Ajo që më pëlqente te Bukowski kur isha 20 vjeç ishte ashpërsia dhe egërsia e tij. Një humor i ngjashëm me timin. Jeta e tij ishte një komedi, imja një tragjedi, kjo ishte ajo që mendoja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›