Matt Dillon, egoja e Charles Bukowski

05/06/2005 12 vjet pas Barfly, me Mickey Rourke, marrë nga një rrëfim i Charles Bukowski, tani do të jetë radha e Matt Dillon të rimishërojë Henry Chinaski, shkrimtarin që gjithmonë është pozicionuar kundër shoqërisë. Me regji të norvegjezit Bent Hamer, filmi prezantuar në ‘Quinzaine des Réalisateurs’, paraqet rrjedhën e jetës patetike dhe tragjikomike të shkrimtarit dhe pasionin e tij për të pirë. Chinaski është i paaftë të ndërtojë një lidhje sentimentale me një grua, me gjithë shtysën për të vendosur një lidhje të shkurtër me të alkoolizuarën Jan, që interpretohet nga Lili Taylor.
Si erdhi ky rol te ju?
Besova se mund ta realizoja këtë film vetëm kur u binda se nuk do të interpretoja Charles Bukowskin dhe kur regjisori Bent Hamer më tha se qartë se nuk do të interpretoja shkrimtarin por protagonistin e tij.
A ishte filmi 'Barfly' burim frymëzimi për ty?
Nuk kam bërë asnjë krahasim me “Barfly”, filmin me Micky Rourke, megjithëse ai më ka pëlqyer shumë. E kam parë në kinema kur u shfaq për herë të parë dhe prej asaj kohe nuk e ka riparë më. Unë kam një marrëdhënie tjetër me Bukowskin që kur lexoja tregimet dhe romanet e tij kur isha 20 vjeç. Kurrë nuk kisha menduar se ndonjëherë do të interpretoja egon e tij, dhe ndaj kur ma propozuan i pyeta, nëse janë të sigurtë se unë jam aktori i duhur.
Si jeni përgatitur për të interpretuar Henry Chinaski?
Jam shëndoshur pak dhe kam studiuar me hollësi sjelljen e tij. Sigurisht që evitova faktin e alkoolizimit për ta interpretuar. Kërkova dhe lexova shumë mbi jetën e tij, intervista televizive, fotografi apo dëgjova zërin e tij dhe leximin e poezive të tij. Nëse do të isha shkëputur shumë nga personazhi besoj se nuk do ta kisha gjetur më. Nëse interpretoj një personazh jo të ngjashëm me veten, madje të largët, duhet t’i qëndrosh shumë pranë për ta realizuar.
Çfarë ju ka tërhequr te ky shkrimtar kur e keni lexuar në moshën 20 vjeçare?
Ajo që më pëlqente te Bukowski kur isha 20 vjeç ishte ashpërsia dhe egërsia e tij. Një humor i ngjashëm me timin. Jeta e tij ishte një komedi, imja një tragjedi, kjo ishte ajo që mendoja.