E Diel, 1 Nëntor 2026

Madonna dhe Sting, së shpejti duet

05/06/2005  Madonna dhe Sting janë duke përgatitur një duet me rastin e ‘Live 8’, ngjarjes së madhe muzikore që zhvillohet për bamirësi në 2 korrik në Londër, e më pas në Philadelphia, Berlin, Romë dhe Paris. Lajmi e ka publikuar dje e përditshmja britanike “The Sun”, sipas së cilës të dy artistët kanë zgjedhur këngën e famshme “Imagine” të John Lennon, nisur edhe nga fakti që Madonna e ka përfshirë atë edhe në albumin e saj të fundit "Re-Invention tour". Dueti mendohet të dalë në skenë natën finale të koncertit të bamirësisë. “Live 8” do të financojë fushatën "Make Poverty History", që po tenton të arrijë faljen e borxheve të vendeve të varfra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›