Nëse ky është gogol
05/06/2005 Fortuyn ishte njeriu i zi për multikulturalistët dhe për fondamentalistët. Përse? Lexoni këtu librin denoncim të tij të vitit 1997, kundër zgjidhjeve të shtirura ndaj rreziqeve të emigracionit dhe të dialogut me Islamin dhe kundër relativizmit
Përgjigjja e duhur ndaj shoqërisë multiraciale dhe multikulturore nuk është relativizmi kulturor. Relativizmi kulturor dobëson identitetin tonë dhe çmonton vlerat themelore të shoqërisë sonë. Që zbulon të mos ketë asgjë për t’u kërkuar personave dhe kulturave, të cilave nuk u intereson asgjë për relativizmin kulturor, të cilit i kundërvënë identitetin dhe kulturën e tyre si normë shpesh absolute
Perëndimi duhet të përkufizojë veten, të tregojë forcën e tij, edhe në planin mendor e kulturor, dhe duhet të shfaqë, sidomos edhe të ndjejë, se ekzistojnë limite ndaj asaj që për ne është akoma e pranueshme. Njëkohësisht, mund të ruhen raporte të qëndrueshme me vendet myslimane. Një politikë e ngjashme e kufizon influencën e Islamit, bashkon forcat që në brendësi të vendeve myslimane aspirojnë në ndarjen midis shtetit e kishës
Më poshtë po përcjellim pjesë të nxjerra nga dy kapitujt e librit të shkruar nga lideri holandez Pim Fortuyn në 1997. Fortuyn është vrarë më 6 maj 2002.
Nga kapitulli i parë – Fondamentalizmi “Kush nga ju është pa mëkate, le të gjuajë gurin e parë”
E njohim keq historinë Atdhe dhe, për pasojë, nuk dijmë asgjë për identitetin tonë kulturor dhe nuk jemi të vetëdijshëm për arritjet e shumta të bëra, një prej të cilave është sistemi ynë i të drejtës kushtetuese, i quajtur ndryshe demokraci. Në të ashtuquajturën shoqëri multikulturore tonën, kultura islamike (fondamentaliste) dhe tradita kulturore holandeze hyjnë përditë në kontakt midis tyre. Në këtë proces, për shkak të çinteresimit tonë për thelbin e shoqërisë sonë, kultura jonë origjinale rrezikon të nënshtrohet dhe për këtë ne duhet të bëjmë të pamundurën për ta shmangur.
Kështu që ka ardhur momenti të niset një debat politik e social mbi vlerat dhe mbi normat që duhet të jenë në themel të shoqërisë multikulturore. I një rëndësie jetike do të jetë të kuptuarit mirë i diferencave midis Islamit (fondamentalist) dhe kulturës humaniste të traditës judeo–kristiane. Siç do ta shpjegoj më poshtë, konflikti përqëndrohet thelbësisht në tri aspekte: ndarjen midis shtetit dhe kishës, raportin midis sekseve dhe atij midis të rriturve dhe fëmijëve (…).
Me kalimin e kohës, një popull pa identitet të pranuar me vetëdije reduktohet në një tërësi personash, që jeton në brendësi të të njëjtit kontekst të gjendjes, gjithnjë e më shumë i privuar nga kohezioni dhe në të cilën askush nuk është më gardian i tjetrit. Me pak fjalë, me kalimin e kohës, një popull nuk formon më kështu një shoqëri, por një kontekst jo më koheziv individësh dhe – në rastin më të mirë – komunitete të vogla fluide. Një popull kështu, një popull i privuar nga forca, nga idealet e përbashkëta, një popull i privuar nga një sistem normash e vlerash të pranuara me vetëdije, është i destinuar të përfundojë keq.
Përpara se të flas për fondamentalizmin në lindje, dua të shpjegoj se çfarë nënkuptoj me këtë term. Fondamentalizmi është një qëndrim politik i bazuar mbi një vizion të shoqërisë ose mbi një konceptim religjioz, në të cilin një konceptim i tillë religjioz apo vizion i shoqërisë nënkuptohet në formë absolute dhe është faktor vendimtar i qëndrimit politik.
Kjo do të thotë që normat dhe vlerat që rrjedhin nga ky vizion i shoqërisë apo konceptim religjioz informojnë kategorikisht qëndrime për t'u mbajtur në sferën publike, edhe për kë nuk pranon këtë vizion të shoqërisë apo konceptim religjioz. Kështu, fondamentalizmi është absolutist dhe synon të ndalojë dhe pengojë çdo parim tjetër të lartë frymëzues normash dhe vlerash në sferën publike. Një karakteristikë e fondamentalizmit është që të mos sodisë ndarjen midis shtetit dhe Kishës. Në shoqëritë tona, kjo ndarje është fryt i një procesi shekullor, që ka kushtuar lumenj gjaku dhe që ka çuar në konceptimin e një sfere publike të përcaktuar dhe rregulluar nga ndërhyrja e aparateve shtetërore. Aparati shtetëror i demokracisë parlamentare garanton që ide dhe parime të ardhura nga sfera private e religjionit apo ideologjisë i shtohen të filtruara sferës publike, ose të medituara nga përfaqësia popullore.
Veç të tjerash, në një demokraci parlamentare të rritur ekziston respekti për idetë e minorancave, respekt që shprehet duke u dhënë atyre hapësirën për të vepruar, si mazhoranca, në lirinë e plotë të sferës publike (…). Në një shoqëri të markës fondamentaliste, vizioni i shoqërisë apo konceptimi religjioz është totalitar, domethënë shtrihet në të gjitha aspektet e jetës, qofshin publikë apo privatë, dhe nuk është e mundur të apelosh kundër saj, duke ju drejtuar një gjykatësi të pavarur nga ky vizion i shoqërisë apo konceptim religjioz. Qëndrimi i Perëndimit ndaj vendeve në të cilat Islami ushtron një influencë të madhe është jashtëzakonisht ambivalent.
Në shumë raste vazhdon të mbështesë regjime po aq të errët – vende si Siria, Algjeria dhe Iraku i viteve përpara luftës së Gjirit janë shembujt më shqetësues – sepse i frikësohet akoma më shumë fondamentalizmit. Megjithatë, Turqia është demostrimi i asaj se si zgjedhja e të keqes më të vogël është më shumë se kurrë e dyshimtë. Në qoftë se ka një vend në të cilin Perëndimi ka kryer tentativa në çdo aspekt për ta ruajtur nga fondamentalizmi islamik, ai patjetër është Turqia. Atje janë kryer edhe investime të mëdha, në kuptimin e vërtetë të fjalës: në këtë moment, rezultati është një qeveri e drejtuar nga një Kryeministër i deklaruar fondamentalist. Deri më tani, është e vërtetë se ai është shprehur në favor të një Turqie laike, por përpara se të bëhej kreu i ekzekutivit mbështeste ide krejtësisht të ndryshme.
Sapo të gjejë mundësinë, do t'i vërë në praktikë. Nuk na mbetet veçse të shpresojmë që nuk do të ketë rast (…). Perëndimi është për një strategji që është vetëm një masë gjysmake: tenton me çdo mënyrë t'i integrojë vendet islamike në ekonominë kapitaliste të tregut dhe të ruajë me ta raportet më të mira të mundshme në nivel politik e kulturor. Një strategji e drejtë, sikur të mos ishte në mënyrë skandaloze e pjesshme dhe unilaterale, sepse Perëndimi nuk përkufizon kulturën e tij, bërthamën i sistemit të vet të normave dhe vlerave. Një përkufizim që në të njëjtën kohë cakton limitet e asaj që është e pranueshme dhe deri në çfarë mund të shtyhet në politikën e masave gjysmake.
Një gabim i vendeve demokratike perëndimore tashmë e kanë kryer në Mynih në vitin 1938. Në vitet Tetëdhjetë, Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, nuk e ka kryer këtë gabim dhe pa shumë lojëra fjalësh e quajti Bashkimin Sovjetik “Perandoria e së Keqes”. Perëndimi duhet të përkufizojë veten, të tregojë forcën e tij, edhe në planin mendor e kulturor, dhe duhet të shfaqë, sidomos edhe të ndjejë, se ekzistojnë limite ndaj asaj që për ne është akoma e pranueshme. Njëkohësisht, mund të ruhen raporte të qëndrueshme me vendet myslimane. Një politikë e ngjashme e kufizon influencën e Islamit, bashkon forcat që në brendësi të vendeve myslimane aspirojnë në ndarjen midis shtetit e kishës dhe vepron si digë kundër aventurizmit politik në vetë vendet perëndimore dhe kundër aksionit të fondamentalistëve në botën islamike (…).
Duke filluar nga vitet Gjashtëdhjetë, në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë stabilizuar grupe të shumtë të huajsh, në pjesën më të madhe ndjekës të Islamit. Probleme me natyrë të qartë janë shfaqur sidomos në Gjermani dhe në Francë. Islami përfaqëson më shumë një pengesë sesa një stimul ndaj integrimit. Në Holandë situata është goxha më e qetë. Konflikte të hapura në aspektin religjioz deri më tani nuk janë verifikuar. Pavarësisht kësaj, në shumë prej lagjeve më të varfëra është kultura islamike, ajo që dominon skenën. Asgjë për ta kundërshtuar gjënë në vetvete, në masën në të cilën nuk tejkalohen vlerat thelbësore të kulturës sonë.
Por, fatkeqësisht, nuk është kështu. Është e qartë si drita e diellit, për këdo që është i gatshëm ta shikojë, se shumë grave myslimane u ndalohet të realizohen në sferën publike. Fakti që veshin rroba të gjata dhe shalle është gjë shumë më pak të dëmshme nga sa nuk duket. Veç kësaj dimë tepër pak për atë që ndodh në brendësi të xhamive. Në masën në të cilën kjo nuk mungon vlerat tona themelore dhe nuk kushtëzon pjesëmarrjen në jetën publike, të huajve nuk duhet as t’u interesojë. Por në rast të kundërt, imponohet një përgjigje publike.
Përgjigjja holandeze ndaj domosdoshmërisë për të integruar kultura dhe grupe etnike të ndryshme me prejardhje të ndryshme është shoqëria multikulturore. Ose të paktën duhet të jetë: realisht në thelb mungon një ide e mirëformuluar dhe e shprehur publikisht e një shoqërie multikulturore; kjo aktuale i ngjan më shumë se çdo gjë tjetër një formule shmangieje. Përmbajtja e saj, në masën në të cilën është formuluar, ka ndryshuar shumë edhe në kohë.
Në qoftë se për shumë vite kanë vlejtur motoja “jeto dhe lër të jetojnë” dhe respekti për kulturat e huaja, sidomos nga ana e holandezëve autoktonë, pa pretenduar në këmbim respektimin e kulturës tonë nga ana e holandezëve me origjinë të huaj, sot për sot qëndrimi publik është paksa energjik: të paktën, të huajt duhet të mësojnë holandezçen. Për më tepër, një kërkesë e tillë është më shumë teorike sesa reale. Mua vetë, si profesor universitar, më ka ndodhur të njoh një student, tashmë afër diplomimit, që pasi ka kompletuar shkëlqyeshëm të gjithë ciklin e studimeve nuk ishte në gjendje të shprehej as në një nivel elementar holandezçeje dhe as në anglisht.
Me sa duket, sistemi i verifikimeve të shkollës nuk kish funksionuar dhe studenti i sipërpërmendur, nëpërmjet një kolegu, ka arritur të sigurojë diplomën. Një person mund të diplomohet kështu ka njohur rudimentet e gjuhës holandeze apo të asaj angleze. Një rast i izoluar, uroj, por jo për këtë më pak domethënës. Një shembull relativizmi kulturor i çuar në absurd. Vënia e interesit të gjuhës, kulturës dhe identitetit holandez në relacion me holandezët me origjinë të huaj inkuadrohet menjëherë si një shprehje potenciale racizmi, ngjall reagime të pamungueshme pavlloviane.
Në një kontekst të tillë është deri e ndaluar ta mbash flamurin holandez të qepur në bomber si simbol të kombit. Një shembull klasik i moralizmit, për të cilin flas dhe të mungesës të një ideje të shoqërisë multikulturore është politika gjyqësore e zbatuar në Holandë në lëmin e manifestimeve raciste. Deri më tani, ata që janë përndjekur për këtë lloj krimesh kanë qenë vetëm holandezë autoktonë me lëkurë të bardhë: bashkëqytetarët e tyre oriundë me ngjyrë të vendeve të tjera janë kursyer. Megjithatë, deklarata publike të natyrës raciste nuk mungojnë as nga ana e tyre.
Në veçanti, konsiderata të caktuara mbi hebrejtë do të më dukeshin në shumë raste të përndjekshme me ligj. Kurse personave me kulturë islamike për shembull u lejohet t’i shprehin dhe t’i shpallin në manifestime publike. Magjistratura nuk ndjek as edhe një politikë të saktë të sajën.
Në shumë raste ata që u dorëzojnë dosjet gjykatësve janë komitetet antiracizëm, të vëmendshëm vetëm për sa ndodh në të djathtën ekstreme. Shprehjet e racizmit nga ana e holandezëve me origjinë të huaj nuk qëndrojnë në fushën e tyre të veprimit. Unë vetë tashmë jam afruar shumë herë me të regjistruar nga kjo “politikë terrori psikologjik”.
Këta persona nisen në mënyrë të pashpjegueshme nga supozimi që natyrisht nuk di për atë që po flas, siç e demostrojnë gjërat që shkruaj apo që them. Nuk sjellin argumente të tjera, nuk i konsiderojnë as të domosdoshëm, sepse më konsiderojnë tepër budalla dhe të dezinformuar për t’i kuptuar. Në një rast bile më është urdhëruar të dorëzoj një tekst që kisha lexuar në radio, në mënyrë që komiteti të mund ta vlerësonte me më shumë vëmendje, kështu vazhdonte kërcënueshëm letra, hipotezën për të më denoncuar në Këshillin për Gazetarinë.
Ndërkohë, përgjigjja e duhur ndaj shoqërisë multiraciale dhe multikulturore nuk është relativizmi kulturor. Relativizmi kulturor dobëson identitetin tonë dhe çmonton vlerat themelore të shoqërisë sonë. Që zbulon të mos ketë asgjë për t’u kërkuar personave dhe kulturave të cilave nuk u intereson asgjë për relativizmin kulturor, të cilit i kundërvënë identitetin dhe kulturën e tyre si normë shpesh absolute. Relativizmi kulturor e bën të pamundur përplasjen me ta dhe u lë atyre dorë të lirë, atje ku nuk duhet ta ketë.
Nga kapitulli 3 – Burra, gra dhe homoseksualë
Në shoqërinë holandeze, gratë dhe homoseksualët nuk janë thelbësisht të diskriminuar respektivisht burrave. Islami, ose më mirë interpretimi fondamentalist i Islamit, ka në fakt ide të ndryshme lidhur me këtë dhe kështuj që është e natyrshme që në shoqërinë multikulturore, në të cilën po transformohet Holanda, këto dy konceptime të ndryshme do të përplasen. Por, për të gjithë duhet të jetë e qartë që barazia midis burrit dhe gruas, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual, është një prej vlerave qendrore dhe të parevokueshëm të shoqërisë sonë.
Na është dashur të bëjmë një betejë shumë të vështirë për ta arritur. Në mënyrë kurioze, kjo dëshirë eksperimentimi seksual nuk nënkuptoi daljen e homoseksualitetit nga izolimi i tij. Kam mundur ta konstatoj personalisht gjatë viteve të universitetit.
Me fillimin e studimeve universitare, në vitin 1967, një vit më vonë hyra në lëvizjen studentore, ku menjëherë kam marrë përsipër një rol drejtues. Nuk qe dhe aq e vështirë, sepse lëvizja ishte më shumë anarkiste dhe kish nevojë për njerëz të aftë të mendonin, ta drejtonin dhe tragetonin. Atmosfera ishte e një lirie të madhe, mungese rregullash dhe sidomos hapjeje. Qe kështu që në harkun e pak kohe u bëra një përfaqësues i vlerësuar i lëvizjes, pavarësisht se këmbëngulja të mbaja flokë të shkurtëra dhe të parapëlqeja kostume, gri ose blu. Të tjerët e gjenin gjënë interesante, deri argëtuese dhe, sido që të ishte, të dobishme: me paraqitjen, me manierat dhe me impenjimin tim, isha një përfaqësues i shkëlqyer i lëvizjes pranë pedagogëve, rektoratit dhe deri ministrit.
Përfituan të gjithë pa meskinitet, pavarësisht se qëndrimet në brendësi të lëvizjes qenë deri-diku të shpenguara, për të mos thënë të paedukuara, flokët e gjatë të modës dhe të mbanin të gjithë komplete xhinse, ashtu si punëtorët mbanin kominoshet. Edhe raportet e miqësisë qenë të reja dhe shpesh elektrizuese. E thithura e parë, në atë kohë e quajtur “tymosje”, ishte akoma rreptësisht e ndaluar – mjaftonte një sasi e vogël hashashi për të përfunduar në burg. Atë e bënim në grupe dhe kjo krijoi një atmosferë emocioni dhe përkatësie të fuqishme.
E kam bërë thithjen time të parë në apartamentin e një shoku, i cili si tavolinë përdorte gurin e varrit të gjyshit të tij. Në brendësi të kësaj dinamike të re lirie, hapjeje dhe sidomos kurioziteti për të renë, nuk kishte kurrfarë interesi për homoseksualizmin. Jo se dënohej, por thjesht nuk ekzistonte: sot për sot është e vështirë për t’u imagjinuar, por pjesa më e madhe e ambienteve, deri në atë të shkujdesur të lëvizjes studenteske, ishte një gjë që nuk i përkiste personalisht kurrkujt.
Krahasuar me parametrat e sotëm, kam zbuluar deri-diku vonë, rreth të 22 vjetëve, se isha homoseksual. Nuk mund të flisja me asnjë prej personave më të afërt me mua, as në rrethin e shokëve të studimeve. I vetmi me të cilin u hapa nuk më refuzoi, kjo është e vërtetë, por nuk diti bile as të më thoshte se çfarë të bëja. Problemi më i madh isha të gjeja të tjerë si vetja, ndërsa studioja në Amsterdam. Pak e nga pak gjeta rrugën time dhe qe fillimi i kthesës i jetës time.
Gjithsesi, doli një gjë e deformuar. Fillova të jetoja në dy botë të ndara: atë të nënkulturës homoseksuale, e përbërë sidomos nga dalje, seksualitet, miqësi dhe në të cilat, natyrisht, takova dhe dashurinë e parë të vërtetë dhe atë të miqve të mi të lëvizjes studentore dhe të universitetit, që pas pak, kur u punësova si Docent në Nijenrode, u bë edhe ajo e punës.
Në rrethin tim ishte deri elegante të thoje se ne nuk kishim nevojë për analistin, sepse kishim shumë gjëra për të bërë dhe se qëndronim nga ana e duhur: të shkoje te psikiatri ishte më shumë gjë borgjezësh që preokuponin, në mënyrë tipike borgjeze, se problemet e tyre personale. Nuk do të kishin patur as probleme të tyre personale, sikur të ishin impenjuar në betejën politike dhe sociale. Atëhere nuk mund ta imagjinoja se më pas, me iniciativën time, do t’i nënshtrohesha një analize klasike për të kërkuar që të mësoja të menaxhoja emocionet dhe problemet e mia.
Vijon
PIM FORTUYN