E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa kushton një ditë e Naomi Campbell?

05/06/2005  Perëndesha e zezë gjithnjë e më tepër është e ndarë midis Cannes dhe Monte-Carlos. Gazetat e skandaleve tashmë duket se po i bëjnë llogari edhe sa e kushtueshme është një ditë për të. Vetëm tre ditë të Naomi Campbell në Festivalin e Kanës, Çmimi i madh i Monte-Carlos dhe festa e çmendur e ditëlindjes duket se ishin të jashtëzakonshme.

Midis festave, takimeve të punës dhe mësimeve të jogas ajo që ka habitur, madje habitur më shumë janë shpenzimet mesatare të një ditë të modeles angleze. Kështu të gjithë mund të pyesin se sa shpenzon në një ditë të zakonshme, apo jo një personazh i famshëm siç është edhe vetëm Naomi.

Kështu vetë një ditë si vizita e saj në Kanë modeles i ka kushtuar një ‘thes’ me lekë.

Vajtja në Kanë me një fluturim personal nga New York 30 mijë euro. Gjatë qëndrimit të saj në Kanë ka pasur në dispozicion një dhomë të veçantë në hotelin më të mirë të zonës që kushton 1 400 euro nata, një apartament në hotelin Martinez 1 500 euro si dhe një jaht i marrë me qira nga organizatorët e festivalit 6 mijë euro në ditë.

Si për ironi, modelja vendosi që natën ta kalonte me miqtë në një jaht. Por ndërkohë që shpenzimet e saj gjatë qëndrimin të Kanë nuk mbarojnë këtu.

2 mijë euro në ditë ishin për parukierin e saj, ndërsa

1 500 euro për trukuesin, dhe 800 euro për manikyristin. Ndërkohë që nuk dihet se sa paguhet sekretarja e saj, Desirée. Për fat të mirë që ka kursyer për veshjet e saj, pasi stilistët preferuar që ajo të vishte nga koleksionet e tyre.

Roberto Cavalli i dhuroi një fustan për ditën 3 600 euro, Dolce & Gabbana fustanin e mbrëmjes 12 300 euro dhe sandalet Paciotti prej 420 euro.

Totali i një dite të Naomi Campbell shkon 59 mijë e 520 euro. Jo pak për një ditë të vetme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›