Angjeli: Kriza politike, pasoja të rënda në ekonominë e vendit
Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli gjykon se ritmet e rritjes ekonomike shqiptare për vitin 2011 do të ulen edhe si ndikim i krizës politike në vend. Sipas tij, ekonomia shqiptare nuk do të ketë rritjen e parashikuar, pasi do të kemi një rënie të investimeve dhe kreditimit. Ai mendon se, rritja e ekonomisë për këtë vit prej 5.5 %, deklaruar dy ditë më parë nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk është reale. Kurse mosdaljen e Shqipërisë në tregjet financiare ndërkombëtare, për një eurobond të dytë, ai e komenton se është edhe si një reflektim ndaj nivelit të lartë të borxhit publik.