Gjirokaster qytetareve nuk iu dergohen faturat ne shtepi
GJIROKASTR- Prej disa muajsh banoret e qytetit te Gjirokastres jane te detyruar te shkojne te kerkojne faturat e konsumit te energjise elektrike te cilat ne baze te rregullit duhet tiu dergohen ne cdo banese. Ndersa dje qindra fatura kane qene te vendosura ne shkallet e godines se CEZ Shperndarje Gjirokaster. Banoret e quajne te padrejte. Askush nuk mund ta shlyeje energjine e konsumuar nese nuk paraqitet ne sportelin perkates pa faturen e printuar.
Por edhe faturen tashme ne qytetin e Gjirokastres duhet ta kerkosh. Banoret duhet te shkojne cdo muaj ne godinen ku jane vendosur zyrat e CEZ Shperndarje dhe pasi te ngjiten ne katin e trete apo te katert te presin ne radhe per ta marre ate.
Nuk kemi asnje kontrate me CEZ. Kemi qe nga muaji tetor qe faturat nuk na vijne me ne shtepi e duhet te vijme ti marrim ketu. Per ti marre na kerkojne edhe librezen me numrin e kontrates. Duhet te leme punen te vijme te marrim faturen te shkojme ta paguajme. Nuk u kemi asnje borxh shprehet nje banor. Keshtu do vazhdoje kjo pune ngjitu e zbrit neper shkalle Jemi te semure.
Kjo pune eshte cdo muaj nuk kemi as ku te ankohemi se duhet te shkojme ne Fier ku jane zyrat qendrore. Edhe nje numer qe na kane dhene te CEZ ne Fier per ankesa apo probleme asnjehere nuk pergjigjet njeri. Pagesat i bejme cdo muaj jemi shume te rregullt keta pse nuk tregohen korrekte me ne shprehet nje tjeter banore.
E ndersa ky problem eshte prezent prej disa muajsh askush nga CEZ Shperndarje Gjirokaster nuk jep pergjigje per kete shqetesim te komunitetit i cili ankohet gjithashtu edhe per mbifaturime. Qyteti i Gjirokastres eshte nder te vetmit qe paguan energjine elektrike ne masen 93 per qind. Entela Bani