E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Çmimet do të ulen me vetërregullim

SHKRUAN: Sabina Veizaj 27-01-2011 13:06

Banka e Shqipërisë është duke pritur vendimin e Ministrisë së Financave për tatimin e bankave dhe kompanive celulare. Guvernatori Fullani është shprehur dje se Banka Qendrore nuk ka një propozim të tillë akoma. Ai gjykon se çmimet i rregullon vetë tregu”. Banka e Shqipërisë do të marrë disa masa për lehtësimin e kostove të sistemit, duke bërë përqasjet rregullative sa i përket transaksioneve në lekë, të cilat lidhen me sistemin e pagesave në Shqipëri dhe një sërë rregullimesh të tjera, të cilat do të sjellin jo vetëm më shumë transparencë, por edhe më shumë konkurrueshmëri në sistemin bankar”, - tha Fullani. Sipas tij, e gjithë kjo lëvizje është për një rregullim drejt kujdesit, stabilitetit financiar, konkurrueshmërisë dhe uljeve të kostove efektive ( kostot në lek) pasi sipas studimeve të BSH kostot në valutë janë pothuajse të njëjta me rajonin. Prandaj, argumenton Fullani, është shumë e rëndësishme vazhdimi dhe më tej i reformave strukturore që kanë lidhje indirekt me kostot apo direkt me sistemin bankar. Gjithashtu, sipas tij, të rëndësishme janë edhe kostot që lidhen me pronësinë pra titullin, me regjistrimin me ekzekutimin e kolateralit dhe mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor i cili lidhet direkt me sistemin bankar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›