E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli: Taksat e reja për makinat rrisin kostot për qytetarët

Sistemi i ri i taksimit të automjeteve rrit koston për qytetarët. Për ish-ministrin e Financave, Anastas Angjeli, sistemi i ri, edhe pse ka efekt pozitiv për ambientin, do të rrisë dyfish barrën fiskale për qytetarët. “Megjithëse nga pikëpamja proceduriale, teknike dhe ambientit, kjo taksë ka efekt pozitiv, e parë në këndvështrimin ekonomik ndaj qytetarit do të thoja që ndikimi është negativ. Me të vërtetë që ne kemi zerimin e dy taksave, atë të qarkullimit dhe doganoren, por në të njëjtën kohë nisur nga principi që duhen parë lidhur me taksat e tjera ne kemi një zëvendësim të tyre, me një taksë të re që do paguhet te karburanti, e cila deri në fund të vitit do jetë 6 lekë/litër, ndërsa për vitin tjetër do jetë 8.4 lekë/litri.”- thotë Angjeli. Sipas tij, “kjo do të shoqërohet dhe me rritjen e një sërë taksash të tjera që janë të lidhura me automjetin, siç është akciza për karburantet, akciza në disa nënprodukte të naftës e benzinës dhe në të njëjtën kohë do ketë ndikim në shërbimin e transportit urban, taksi etj. Ish-ministri i Financave shkon më tej kur thotë se sistemi i ri i taksimit të automjeteve do të mbushë buxhetin e shtetit, pasi qytetarët do të paguajnë më shumë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›