Hyri sot ne fuqi ligji i ri per makinat nisin rregullat e reja te mbajtjes se tyre
Dita e sotme shënoi hyrjen në fuqi të paketës fiskale dhe si pjesë të saj, edhe formulën e re për importimin e makinave
Sipas ligjit të ri, taksat që paguhen për makinën, si ajo e importit, e regjistrimit dhe e qarkullimit, riformulohen dhe reflektohen në çmimin e karburantit.
Qëllimi i këtij riformulimi nga ana e ekspertëve të Financave, u bë me qëllim dekurajimin e përdorimit të makinave të vjetra që ndotin mjedisin dhe në të njëjtën kohë e përdorimit të shpeshtë të automjeteve, që çonin në konsumimin e infrastrukturës.
Deri dje, çdo qytetar që kishte në pronësi një makinë, paguante 7500 lekë për një makinë me benzinë dhe 10 mijë lekë për një makinë me naftë si taksë qarkullimi.
Ndërsa taksa e regjistrimit ishte 2400 lekë për të gjitha llojet e veturave.
Me ligjin e ri nga sot makinat nuk do të paguajnë më këto taksa. Ligji i ri përcakton se taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lekë për litër deri në fund të këtij viti dhe nga vitit 2012, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë për litër.
Kjo taksë zbatohet si për benzinën dhe gazoilin e importuar, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend. Pra, kush qarkullon më shumë, paguan më shumë dhe kush qarkullon më pak, do të paguajë më pak.
Përfitues nga ligji i ri, nuk do të jenë vetëm qytetarët që kanë në pronësi një makinë, por edhe ata që duan të importojnë një të tillë nga jashtë.
Nga sot, kush importon një makinë, nuk do të paguajë më doganë. Po ashtu, kush blen/shet një makinë brenda vendit, nuk do të paguajë taksë shtesë.
Ai heq detyrimin e taksës së makinave të përdorura në import e në shitje brenda vendit dhe vendos një taksë të re vjetore për makinat e përdorura.
Aplikimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura takson më shumë makinat e vjetra. Gjithashtu, paguajnë më shumë makinat me naftë sesa ato me benzinë.
Formula e re: shumëzohet cilindrata e makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsinë për tri vitet e para janë 0, në vitin e katërt është 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para. Më pas, koeficienti rritet me 0.04.
Kështu, një makinë e vitit 1996 me naftë dhe me kubaturë 2500 cm3 do të paguajë nga sot 30 mijë lekë në vit, si taksë të makinës së përdorur. Ndërkohë që deri dje një makinë e vitit 1996 me naftë paguante 2400 lekë taksë regjistrimi dhe 10 mijë lekë taksë qarkullimi, pra 12400 lekë në vit.
Nga sot, pronari i këtij automjeti do të paguajë 17600 lekë më shumë dhe taksa rritet nga viti në vit..