E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria vendos kompensimin e vleres se takses se biznesit te vogel

Këshilli Ministrave vendosi sot kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për 8 bashki dhe 4 komuna.

Në bazë të këtij vendimi do të përfitojnë kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, tetë bashki dhe katër komuna.

Në vendim gjithashtu thuhet se fondi që do të vihet në dispozicion ka vlerën e 42 014 651 lekëve dhe do të përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›