Anglezët: Jemi impresionuar nga operacionet e policisë shqiptare
14/07/2009 Prençi dhe Hughs rrisin bashkëpunimin midis 2 policive shqiptare e asaj britanike
TIRANE- Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, priti dje në një takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Mbretërisë së Bashkuar Bill Hughes. Gjatë takimit Prençi bëri një ekspoze të shkurtër të reformës legjislative dhe organizative që i është nënshtruar Policia e Shtetit në dy vitet e fundit. Sipas kreut të policisë shqiptare, bashkëpunimi policor deri tani me homologët britanik është në nivele shumë të mira. “Vlerësoj me nota maksimale ndihmën që na ka ofruar dhe ofron agjencia juaj në fusha të ndryshme. Ne ju garantojmë seriozitet dhe besnikëri në misionin tonë të përbashkët, në luftën kudër krimit në përgjithësi dhe në veçanti kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm ndërkufitar etj”,- u shpreh Prençi.
“Ndihmën që ka dhënë dhe jep Mbretëria e Bashkuar e ndiejmë çdo ditë me praninë e ekspertëve të saj pranë Policisë së Shtetit si dhe me projektet që po implementohen falë ndihmës së dhënë nga ju. Ndihma e dhënë nga SOCA ka rritur ndjeshëm performancën e Policisë së Shtetit, dhe konkretisht atë të policisë shkencore dhe të trupës e operacioneve speciale etj”,- deklaroi gjatë takimit Prençi. Ndërkohë, që nga ana e tij, drejtori i SOCA-s, Bill Hughes, pasi vlerësoi punën e bërë nga Policia e Shtetit, garantoi Drejtorin e përgjithshëm të Policisë për asistencë të vazhdueshme. “Jam i impresionuar nga puna e bërë nga Policia e Shtetit, jo vetëm brenda territorit tuaj, por edhe në arenën ndërkombëtare. Jam informuar se keni pasur disa operacione policore në bashkëpunim me policitë homologe të vendeve evropiane, të cilat kanë rezultuar të suksesshme, dhe që kanë rritur edhe besimin e punës suaj te ndërkombëtarët. Ne ju garantojmë se do të keni përkrahjen tonë jo vetëm në trajnimin e oficerëve tuaj, por edhe në fusha të tjera për të luftuar së bashku kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit, etj”, ka përfunduar Bill Hughes. Agjencia SOCA në të ardhmen do të vazhdojë të jetë një partner kryesor në trajnimin e oficerëve të policisë.