Anglezët, interes për turizmin
Kryeministri Berisha priti dje në një takim përfaqësuesit e kompanisë angleze "Charles Street Securities", të kryesuar nga Gerard Mizrahi. Kompania angleze i shprehu Kryeministrit Berisha interesin për të investuar në Shqipëri në fushën e turizmit. Së shpejti, kjo firmë investimesh do të paraqesë projektin për zhvillimin e një zone turistike në Gjirin e Lalëzit. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 30 ha dhe do të përfshijë ndërtimin e një hoteli dhe disa vilave turistike. Kryeministri Berisha mirëpriti projekt-idenë e investitorëve anglezë dhe shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për të ofruar infrastrukturën e duhur në këtë zonë me destinacion të rëndësishëm turistik