E Diel, 1 Nëntor 2026

Certifikimi, garancia e peshkimit

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, duke i paraprirë stadit të ri në të cilin po hyn sipërmarrja vendase - në kushtet e hapjes së tregut në rajon dhe më gjerë - po ndjek një sërë projektesh, që përgatisin pikërisht infrastrukturën e duhur e bashkëkohore për t‘u përballur me këtë realitet të ri. Një prej përkushtimeve më të fundit të këtij institucioni, është projekti "Certifikimi i Produkteve të Sektorit të Peshkimit dhe atij Ushqimor". Ky projekt po zbatohet prej disa muajsh në ndërmarrjet shqiptare të sektorit të peshkimit dhe ato ushqimore, duke synuar ambientimin me standardet të BE-së të domosdoshme tashmë për garantimin e cilësisë së produkteve për afro 20 kompani shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›