E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonjek: “Lojtarët polakë 16-herë më inteligjentë se gjermanët”

Midis Gjermanisë e Polonisë, skuadrat e të cilave do të përballen të dielën në Klagenfurt, "lufta e tabloidëve" ka arritur kulmin.
Fotomontazhet tallëse dhe deklaratat therëse vazhdojnë të publikohen me ritëm të cmendur. Pas fotomontazhit të publikuar në "Super Ekspres", ku trajnerit të Polonisë, holandezit Leo Benhaker i kërkohej t'i sillte në Poloni kokat e trajnerit të Gjermanisë, Lev e kapitenit Balak, një tjetër fotomontazh provokativ u publikua në tabloidin me 500 mijë kopje "Fakt".
Trajneri Benhaker paraqitej me shpatë ku në majë të saj ishte koka e Mikael Balak. Por "beteja" shkon edhe më tej. Kësaj radhe nga ylli i futbollit polak, Zbiginjev Bonjek. "Futbollistët polakë janë gjashtëmbëdhjetë herë më inteligjentë se lojtarët gjermanë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›