E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini : “Euro, një strehë e futbollit”

Kur duhen edhe pak orë nga fillimi i Kampionatit të 13-të Europian të Futbollit, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini dha vlerësimet e tij në gazetën franceze "L'Equipe" për aktualitet që e shqetësojnë futbolin kontinental, duke trajtuar një gamë të gjërë problemesh, që nga shanset e "bluve" (Francës), e deri të biznesi në futboll.
Duke dashur të ruajë neutralitetin për shkak të funksionit të tij, ish-kapiteni i Kombëtares së Francës tha: "Europiani për mua, nuk është asgjë tjetër vecse një strehë e futbollit. Është kënaqësia ime".
Ish-trajneri i "Gjelave" foli edhe për futjen e teknologjisë video në funksion të ndihmës të gjyqtarëve. "Unë jam për t'i ndihmuar gjyqtarët me sytë sytë njerëzorë. Unë jam kundër videos, pasi është e panevojsh,e. Nuk sjell asgjë dhe vetëm shkatëron ndeshjen. Nëse do të vendosim videon në gjykim, do të vendoseshim në një rreth ferri. Ka shumë njerëz që marrin vendime dhe që nuk njohin vlerat e futbollit".
Në lidhje me Ligën e Kampioneve dhe klubet që dominojnë atë, ish-numëri 10 i Francës thotë: "Qëllimi nuk është më të fitojnë tituj, por paraja për të rregulluar borxhet. Shikoni deficitet e Celsit dhe Mancesterit (1,9 milliarë euro). FIFA dhe UEFA duhet të luftojnë kundër kësaj. Mendoni që në Angli u propozua të luhej një javë, të 39-n, jashtë Anglisë. Kjo më bezdis. Duhet të gjejmë mënyrat më Shoqatën e Klubeve Europiane" për t'i ndihmuar klubet për të rregulluar problemet e tyre. Nuk duhet që dështimi të shndërrohet në një dramë finaciar".
"Italia, Franca dhe Gjermania janë favoritët më të mëdhenj për Euro 2008", - tha para disa ditësh Platini për gazetën spanjolle "As". "Megjithatë, është e vështirë të bësh parashikime. Edhe Portugalia e Spanja janë ekipe të mëdha. Spanja, në vecanti, është një mister i vërtetë, dështon gjithmonë të kalojë cerekfinalet".
Platini, i cili udhëhoqi Francën në fitoren e Euro 1984, zbuloi edhe sekretin e fituesve në kampionatet e mëdha. "Greqia dhe Italia fituan Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës pasi kishin një balandë të mirë. Futbolli nuk është vetëm sulm, por një balancë midis sulmit dhe mbrojtjes".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›