Ceh: “Me këtë top pëson gol nga 30 metra”

Ylli i Celsit, portieri Petër Cech, 26 vjec, ndjen se topi që do të përdoret në Kampionatin Europian do të krijojë jo pak probleme për portierët. Sfera merr një devijim të papritur gjatë fluturimit të saj.
Cech thotë: "Topi i ri është realisht i paparashikueshëm. Ne do të shohim shumë gola nga 30 metra. Topat janë kaq të shpejtë, ata kanë thyer cdo rezistencë të erës dhe mund të ndryshojnë drejtimin në cdo sekondë, madje edhe në pesë metrat e fundit", - tha portieri i Cekisë, duke folur për faqen online të Federatës Zviceranë të Futbollit.
Edhe portieri i Gjermanisë, Jens Lehman, kishte bërë më parë kritikat e tij në lidhje me topin e Europianit, i cili starton të shtunën me ndeshjen Zvicër-Ceki.