E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezët qeshin me malazezët

Yjet e përfaqësueses angleze në futboll, për një moment mund të mos e kenë njohur vetveten. Mediat malazeze kanë publikuar në media listën e lojtarëve anglez që do të jenë të gatshëm për lojë në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Emrat nuk janë origjinal, por të përshtatur në gjuhën malazeze. Mediat angleze e kanë përqeshur këtë duke bërë krahasime me emrat e yjeve të kombëtares angleze ku Wayne Rooney është bërë Vejn Runi, Stiven Gerard-Stiven Dzerard e Daniel Sturridge-Danijel Staridz.

Vetëm emrat e Ferdinand,Foster e Osman kanë mbetur origjinal./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›