Të lumët ata për talentët tanë

Përfaqësueset e ndryshme evropiane vazhdojnë të shfrytëzojnë në maksimum talentët kosovar. Në ndeshjet kualifikuese për grupmoshat U17 për Kampionatin Evropian, talentët kosovarë vazhdojnë të shënojnë shumë gola për përfaqësueset e huaja.
Në fitoren e Suedisë ndaj Bellorusisë me rezultat 4 me 1, tre gola janë shënuar nga futbollistët kosovarë. Dy gola i ka shënuar mesfushori Valmir Berisha, ndërsa një talenti që u provua edhe te Milani, kosovari Gentrit Çitaku.
Në anën tjetër edhe Gjermania po krenohet me talentin kosovar, Dionis Avdiaj. Shumë i kërkuari nga Liverpooli ka shënuar për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Bullgarisë./Indeksonline/