Supergoli i Alban Mehës

Mesfushori shqiptar, Alban Meha ka realizuar një gol tejet të bukur për Shqipërinë në miqësoren ndaj Lituanisë.
Meha ka realizuar golin e parë në ndeshje me një goditje nga largësia nga gjuajtja e lirë.
Mesfushori i Paderbornit goditi në stilin e Cristiano Ronaldos duke mos i dhënë shans portierit mysafir për të ndalur gjuajtjen e tij.