E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata detyrimparaqitje për ErionKorinin, dhunoi të fejuarën

TIRANë- Këngëtari Erion Korini është lënë sot i lirë nga Gjykata e Tiranës, duke vendosur për të vetëm masën e “detyrimit me paraqitje”. Këngëtari u ndaluar 3 ditë më parë, nën akuzën e dhunimit dhe shkaktimit të vetëvrasjes në tentativë.

Ndalimi i tij erdhi pasi e fejuara e tij, Marvina Stefa tentoi të hidhej nga ballkoni mbrëmjen e së martës.

Ndërhyrja e policisë ka mundur të ndalojë edhe tragjedinë, ndërkohë që 24-vjecarja ka deklaruar përpara forcave të policisë, se dhunohej sistematikisht nga i fejuari i saj, këngëtari Korini. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në rrugën "Babë Rexha", aty ku edhe banonte Marvina.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›