Lohan: Reformimii drejtësisë mekonsensus politik
TIRANE- Ambasadori i BE, Helmut Lohan gjatë ceremonisë së prezantimit të projektit EURALIUS është ndalur të bëjë komentet e tij edhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Duke e vënë theksin tek strategjitë që duhet të përdoren për reformimin e sistemit të drejtësisë, Lohan nënvizoi se konsensusi politik është një ndër faktorët që bën transparencën e këtyre reformave.
“Strategjitë për reformat në sitemin e drejtësisë duhet të synojnë transparencën. Një gjyqësor i tillë kërkon consensus të gjërë politik”, - theksoi Lohan.
Lohan ka nënvizuar se reformat janë të nevojshme, por se ato duhet të bëhen me një strategji gjithëpërfshirëse, pasi sipas tij, shteti i së drejtës kërkon një vizion të plotë. “Reformat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të bëhen në bazë të vendimeve të rastësishme, të coptuara. Shteti i së drejtës kërkon vizione të plota dhe strategji gjithëpërfshirëse”, - deklaroi ambasadori i BE.
(m.a/BalkanWeb)