E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair në Kosovë nderohet me "Medaljen e Artë të Lirisë"

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Bler është nderuar sot me medaljen e artë të Lirisë për kontributin e çmuar në çështjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

çmimi i është dorëzuar nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i cili e cilësoi ish-kryeministrin britanik Blair si mikun e madh të shqiptarëve.

Ndërkohë ditën e sotme ish-kryeministri Blair është takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me presidenti Fatmir Sejdiu.

Në takimin me krerët e shtetit kosovar ish-kryeministri Blair ka theksuar se çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur një herë e përgjithmonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›