Anglezja Dajana Gould njeriu me i vjeter qe mbajti pishtarin olimpik

Një tjetër Dajanë, ndoshta jo aq e famshme dhe tragjike sa e ajo e para, por gjithsesi po aq shpërthyese. Është Dajana Gould, gruaja 100-vjeçare që bëhet mbajtësja më e vjetër e pishtarit olimpik në rrugët e kryeqytetit britanik në prag të nisjes së “Londër 2012”.
Është diçka fantastike që një zonjë në një moshë të tillë jo vetëm është e aftë për vetveten, por në gjendje që të përballojë momente kaq emocionuese duke qenë në qendër të vëmendjes së gjithë botës.
Kryebashkiaku i Londrës, Boris Xhonson, dhe shumë zyrtarë të tjerë e nderojnë Dajanën në rrugën e saj me pishtar në dorë, ndërsa publiku në të katër anët nuk mundet të mos duartrokasë dhe të thërrasë i gëzuar nga ky demonstrim i shkëlqyer i jetës.
Ndërsa 100-vjeçarja ulet të bëjë një pushim të merituar në Universitetin e Midëllseseksit, kryebashkiaku Xhonson gjen rastin ta lavdërojë.
“Mendoj se ajo bëri një punë të shkëlqyer, - tha ai, - dhe ajo është 100 vjeçe. Ajo ia doli deri në fund, ndërsa pritja ishte e shkëlqyer”.
Vetë zonja Gould, madama e ditës shprehet se “ishte pak nxehtë, por u ndjeva shumë mirë. Unë banoj këtu dhe e njihja rrugën. Shumë mirë”.
Dajana ia dorëzoi më pas flakën kryetarit të bashkisë, Xhonsonit, ndërsa njeriu i radhës që pati nderin ta mbante pishtarin ishte aktori Rapërt Grint.