E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, kandidat për titull

Fernando Torres insiston se Chelsea do të luftojë për titull të kampionit në Premierligë këtë sezon. Përkundër faktit se triumfuan në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup, Blues përfunduan plot 25 pikë prapa kampionit Manchester City.

Mirëpo, sulmuesi spanjoll beson se sivjet gjërat do të shkojnë ndryshe.

“Dëshiroj ta fitoj Premierligën. Shpresojmë që kjo të ndodh këtë vit, por natyrisht ne do të luftojmë për ta arritur këtë. Ne jemi të obliguar të luftojmë sivjet në Angli dhe në Evropë”, deklaroi Torres në uebfaqen e tij zyrtare fernando9torres.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›