Operohet Rosicky, jashtë 8 javë

Tomas Rosicky, mesfushor i përfaqësueses çeke dhe i Arsenalit, është operuar në nyjën e këmbës dhe do të mungojë tetë javë. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja çeke 'Sport', e cila e ka cituar menaxherin e lojtarit Pavel Paska.
Rosicky, 31 vjeç, do të mungojë kështu në fillim të Premierligës, kah mesi i gushtit dhe në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin e Brazilit, e cila do të zhvillohet më 8 shtator ndaj Danimarkës. Ky lëndim nuk e kishte lënë rehat ish mesfushorin e Borussia Dortmundit edhe gjatë Kampionatit Evropian, i cili u mbajt muajin e kaluar në Ukrainë dhe Poloni.