Skënderbeu eliminohet nga Championsi

Ëndrra për t’u kualifikuar në turnin tjetër të Ligës së Kampionëve ka marrë fund vetëm pas shtatë ditësh, për kampionin shqiptar Skëndërbeu.
Skuadra korçare humbi me rezultatin 3:0 ndaj kampionëve të Hungarisë, Debreceni, të cilët i kishin mundur në Shqipëri, një javë më parë minimalisht 1:0.
Kulibali zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 12-të, ndërkohë që dy golat e tjerë skuadra hungareze i shënoi në pjesën e dytë.
Në fillim Varga dhe sërish Kulibali në fund përfiton nga përpjekjet e skuadrës korcare për të bërë mrekullinë. E vetmja skuadër shqiptare që mbetet ende në aktivitetet europiane është Tirana.