E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, 20 mijë vetë në koncert, shtypen turmat

BIRMINGAM- Një incident ka ndodhur në Birmingam të Anglisë gjatë një koncerti në shesh të hapur. Turmat kanë shtypur njëra-tjetrën dhe si pasojë 60 vetë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Organizatorët prisnin një pjesëmarrje prej 15 mijë vetesh, por në koncert morën pjesë rreth 20 mijë vetë.
Në koncert disa banda të muzikës Pop kanë luajtur muzikë për të festuar ndezjen e dritave të Krishtlindjeve në qytet.

Qindra fanse kanë synuar të zinin vendet e para duke bërë që barrierat e sigurisë të binin dhe ata që ishin përpara u shtypën.
Mediat shkruanin se nuk ka patur oficerë të shumtë policie në vendngjarje. Situata u përshkallëzua kur këshilli i qytetit të Birminganmit mbylli shfaqjen më herët.
Ndërkohë autoritetet janë mbrojtur duke argumentuar se kanë bërë cdo planifikim në detaje për këtë eveniment.

Megjithatë tashmë cështja po i nënshtrohet një hetimi të hollësishëm në lidhje me shkakun e këtij incidenti.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›