Sejdiu: Zgjedhjet, ditë historike për Kosovën
PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga zonja e parë, Nezafete Sejdiu, ka votuar rreth orës 11:00 në qendrën e votimit në gjimnazin “Gjin Gazuli” në Prishtinë.
Në deklaratën e tij menjëherë pas hedhjes së votës në kutitë e votimit presidenti Sejdiu foli për rëndësinë e madhe të ditës së zgjedhjeve, të parat që organizohen pas pavarësisë së vendit duke u shprehur i bindur për organizimin e mirë të tyre nga institucionet e vendit.
“Mund t’ju them se sot është një ditë historike për Kosovën. Janë zgjedhjet e para pas pavarësimit të vendit. Dëshiroj që sikur që ka qenë fryma e përgjithshme gjatë fushatës paraelektorale e mirë, edhe kjo ditë të përmbyllet mirë. Ka qenë një konkurrencë e mirë e kandidatëve, e partive politike dhe ka qenë një dinamikë shumë e gjallë e pjesëmarrjes së qytetarëve në tubimet që ato kanë organizuar”, tha Sejdiu.
Presidenti Sejdiu ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.
“Do të dëshiroja që sot Kosova vërtet të jetë në ditë feste, të jetë me një pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve dhe të kapërcejë edhe një pjesë të pengimit që kanë vendet e Evropës me pjesëmarrjen e qytetarëve”, tha presidenti Sejdiu.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)