Portugalia mposht Bosnjën, Uruguaj pranë Botërorit
PORTUGALI- Një gol i Bruno Alvesh në minutën e 31-të i dha fitoren Portugalisë kundër Bosnjës, në ndeshjen e fundit të plejofit që u zhvillua të shtunën në mbrëmje. Skuadra e Karlos Keiroz e ka patur tepër të vështirë, megjithatë në fund ka marrë një rezultat që e favorizon dukshëm për ndeshjen e kthimit. Minuta e 31-të ishte momenti vendimtar i ndeshjes, kur krosi i Nanit për Bruno Alvesh solli golin e fitores. Boshnjakët mund të kishin realizuar golin e barazimit, por ishin shtyllat ato që i penguan. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet ditën e mërkurë në Zenica.
Edhe Uruguaj ka bërë një hap të sigurt drejt Botërorit, duke fituar 1-0 në transfertë kundër Kosta Rikës. Kjo është hera e parë që në plejofin për të shkuar në Botëror përballet skuadra e pestë e Amerikës Jugore me një të Amerikës Qendrore. Ndeshja u vendos nga një gol i Diego Luganos në minutën e 22-të. Vendasit e mbyllën takimin me 10 vetë pasi Randall doli me karton të kuq në minutën e 53-të. Me këtë fitore, Uruguaj pritet ta ketë gjithçka formalitet në ndeshjen e kthimit pas 3 ditësh.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)