E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjedh gazi, digjet banesa në Tiranë

TIRANE- Për pak sa nuk ka shkaktuar viktima zjarri i rënë në një banesë të një pallati në zonën e repartit ushtarak 3700 në Tiranë pranë Institutit të Fizikës Bërthamore.
Zjarri në banesë është shkaktuar nga rrjedhja e gazit, ndërsa është dashur ndërhyrja nga ballkoni i banesës ëpr të bërë të mundur shuarjen e flakëve nga zjarrfikëset.
Dëmtimet në banesë janë të konsiderueshme ndërsa banorët e katave më të larta e kanë patur të pamundur daljen nga apartamentet e tyre për shkak të korridoreve të mbylura dhe të papajisura me minicisternat antizjarr.
Fatmirësisht nuk ka patur viktima pasi familjarët kanë mundur të dalin jashtë menjëherë sapo kanë ndjerë erën e gazit.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›