Angli, Arsenali në pikiatë, humbje edhe me Blekbërnin
LONDER- Barazimi 1-1 me Dortmundin në Champions League, vetëm 4 ditë pas fitores 1-0 me Suonsin në kampionat, dukej se i kishte dhënë pak moral Arsenalit. Por, “Topçinjtë” kanë pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni, duke u mundur 4-3 nga Blekbërni në “Evud Park”. Londinezët kaluan dy herë në avantazh, në fillim me Zhervinjo e më pas me Artetën, por në fillim Jakubu e më pas autogoli i Song, barazuan gjithçka, para se Blekbërni të shënonte dy herë të tjera. Në takimet e tjera, Suonsi mundi qetësisht 3-0 Uest Bromin, ndërsa Aston Vila barazoi në shtëpi me Njukasëll. Ka fituar dhe Evertoni, që mundi 3-1 Uiganin, ndërkohë që Boltoni u mund 1-2 në shtëpi nga Noruiç. Në takimin tjetër, QPR fitoi në transfertë ndaj Ulves.
(a.l/BalkanWeb)
(a.l/BalkanWeb)