Mitrovicë, të shtëna armësh, Serbët: S' heqim bllokadat
PRISHTINË-Një ditë pas fillimit të zbatimit të planit operacional për vendosjen nën kontroll të vendkalimeve kufitare me Serbinë, situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar. Megjithatë policia e vlerëson situatën relativisht të qetë. Shumë nga rrugët që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare me Serbinë,1 dhe 31 në veri, ku janë vendosur doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, të cilët atje janë dërguar me helikopterë të KFOR-it, mbeten të bllokuara, ndërsa zyrtarët e KFOR deklarojnë se për momentin nuk do të ndërhyjnë për t'i hequr ato.
Mediat raportojnë se serbët kanë ngritur një mur rreth 3 metra të lartë në rrugën Prishtinë- Rudër në Mitrovicë, dhe praktikisht bllokon çdo lloj transporti në atë rrugë për në Jarinjë. Mësohet se pjesë e betonizimit do të bëhet edhe ura mbi lumin Ibër. Forcat e sigurisë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumen Ibër.
SERBET QELLOJNE ME ARME NE ZUBIN POTOK
Ora 21: 52 Mediat kosovare raportojnë se rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shëna armësh në rajonin e Zubin Potokut. Të shtënat kanë qenë në drejtim të automjeteve që po qarkullonin në drejtim të fshatit Çabër. Përfaqësuesi i këtij fshati Çerkin Veseli ka konfirmuar për kosova press se serbët nga “Zupç po gjuajnë me armë zjarri në drejtim të makinave që po qarkullojnë në fshatrat Koshtovë dhe Çabër.”
Sipas të njëjtave burime, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe në afërsi të fshatit Kelmend, kur një familje shqiptare që po kthehej nga Mitrovica është sulmuar nga grupe serbësh, të cilat ruanin barrikadën. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar të shtënat me armë në rajonin e fshatit Zupç, por nuk ka saktësuar okacionin e saktë të të këtyre të shtënave.
Gjatë gjithë ditës në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Forcat e sigurisë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumin Ibër. Ndërkohë që Goran Bogdanovic e Borko Stefanoviç kanë takuar në mbrëmje ilegalët e 4 komunave të veriut, dhe kanë rënë dakord për të vazhduar protestat dhe kundërshtimet por kanë shtuar se ato duhet të jenë të qeta.
REXHEPI: SITUATA NE VERI E QETE, SERBET DO LODHEN
Ora 19: 55 - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi deklaron se situata në veri të Mitrovicës vazhdon të mbetet e qetë. Në një intervistë për KTV Rexhepi ka thënë se barrikadat e serbëve vazhdojnë të mbesin, por, sipas tij, “shumë shpejt serbët do të lodhen dhe do të shohin se nuk ka asgjë prej kësaj pune”.
Sipas ministrit plani i Qeverisë për marrjen e pikave kufitare po funksionin shumë mirë, dhe të tjerë doganierë e policë janë dërguar në të dyja pikat kufitare 1 dhe 31. Dje është raportuar se në pikat kufitare në veri të vendit, pranë policisë dhe doganierëve të EULEX-it, janë edhe nga dy pjesëtarë të policisë së Kosovës si dhe nga një doganier i Kosovës.
DACIC: SERBIA KA PLAN VEPRIMI NESE SITUATA NE VERI PERKEQESOHET
Ora 19: 37 Minsitri i Brendshëm Ivica Dacic deklaron se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se beson se një marrëveshje për pikat doganore administrative duhej arritur.
“Cështja se kush duhet të jetë në pikat kufitare, dhe ku mund të shkojnë paratë e mbledhura atje nuk ishin pjesë e dialogut. Në përputhje me këtë ne i kemi kërkuar BE që të diskutojë këto cështje menjëherë, ndoshta sa më shpejt të jetë e mundur, mbase në seancën e ardhshme të dialogut”- theksoi ai.
Ministri ka shtuar se “Serbia mund të bllokojë kalimin mes Kosovës dhe Serbisë Qëndrore për shqiptarët nëse situate aktuale në Jarinjë dhe Bërnjakë vazhdon”
Minitri i ka thënë agjencisë së lajmeve Tanjug se Serbia ka një plan veprimi në rast se situate në Kosovë përkeqësohet duke shpjeguar se plani nuk përfshin masa ushtarake dhe policë. Ai përfshin reagimet e të gjithë institucioneve shtetërore me qëllim ndalimin e pasojave, në fushë si ekonomia, tregtia, arsimimi dhe shëndetësia.
NDALOHET TUBIMI I ULTRANACIONALISTEVE SERBE
Ora 18: 00 Policia ndaloi tubimin e ultranacionalistëve në qytetin e Rashkës, në kufi me Kosovën, afër pjesëve veriore të qytetit të Mitrovicës. Në bazë të informacioneve jozyrtare, të cilave u referohet media kosovare, tubimi udhëhiqej nga Mirko Joviç, në emër Këshillit Kombëtar serb.
Policia zyrtarisht ka njoftuar se tubimi është ndaluar pasi nuk ishte dorëzuar në polici kërkesa për tubim, pesë dita para ngjarjes ashtu siç e parashikon ligji. Pjesëmarrësit e tubimit kanë pasur për qëllim të shkojnë në vendin Rudnicë në pikëkalimin kufitar Serbi-Kosovë, kurse burimet theksojnë se në këtë tubim ka dashur të merr pjesë edhe ish-peshkopi Artemije
SHQIPTARET NE VERI TE IZOLUAR NGA BARRIKADAT SERBE
Ora 17: 28 Komiteti për Siguri i Mitrovicës deklaron se banorët shqiptarët të veriut janë bllokuar si pasojë e barrikadave të vëna nga serbët. “Situata në përgjithësi është e qetë, por bllokadat e rrugëve nga grupet serbe e kanë tensionuar dhe kanë bërë që problemet për qarkullim për banorët e veriut, sidomos për ata joserbë, të jenë të mëdha”, ka thënë nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Riza Haziri.Ai ka thënë se vendosja e policisë dhe doganierëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare në veri, është shumë e rëndësishme për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Haziri ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për largimin bllokadave rrugore, që, sipas tij, kanë vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit.
STEFANOVIC: THAÇI PO ZBATON MARREVESHJEN SIÇ I INTERESON
Ora 16: 12 Shefi i delegacionit serb në bisedimet Kosovë-Serbi, Borisllav Stefanoviç, deklaron se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel "ashtu siç u intereson atyre". Stefanoviç mësohet t'i ketë bërë këto komente para gazetarëve në Leposaviç. "Marrëveshja ka tri fjali - bazohet vetëm në vula dhe në dokumentet përcjellëse", tha Setfanoviç, për të shtuar se nuk bëhet fjalë për vendkalimet kufitare, meqë, siç u shpreh ai, Prishtina nuk ka dashur një gjë të tillë. Stefanoviç tha se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, por jo me doganierët kosovarë në veri.
KFOR GJERMAN AUTOMJETE TË BLINDUARA PËR TË HEQUR BARRIKADAT
Ora 15: 30 Bundeswehri gjerman ka dërguar në Kosovë dy automjete të blinduara “Daks-pionier”, për t’i hequr sic thuhet barrikadat që serbët kanë vënë në rrugë, raporton “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Janë paralajmëruar po ashtu që në fillim të tetorit të sillen edhe disa automjete të blinduara të tjera.Qëllimi i këtyre përforcimeve është që të kontribuohet në përmirësimin e aftësive për të kontrolluar masat, për të qenë të gatshëm për dhunë, apo largimin e barrikadave.
KUSARI-LILA: PRESIM PËR RECIPROCITET DERI TË HËNËN, PASTAJ EMBARGO
Ora 11:00- Zmbrapsja për ta aplikuar reciprocitetin tregtar, sipas zëvendëskryeministres Mimoza Kusari-Lila, do të jetë deri të hënën. Pastaj do të rivendosen bllokada për mallrat, në rast se Serbia vazhdon embargon tregtare.
Kosova vetëm pak javë ka mundur t’ia kthente me reciprocitet Serbisë bllokadën më shumë se trevjeçare të shkëmbimit tregtar. Kamionë me mallra komerciale janë lejuar të premten për të hyrë nga Serbia në Kosovë. Anasjelltas, asnjë.
Mediat raportojnë se serbët kanë ngritur një mur rreth 3 metra të lartë në rrugën Prishtinë- Rudër në Mitrovicë, dhe praktikisht bllokon çdo lloj transporti në atë rrugë për në Jarinjë. Mësohet se pjesë e betonizimit do të bëhet edhe ura mbi lumin Ibër.
Ndërkohë që rreth orës 11:15 të ditës së sotme u raportuan për të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës. Kosova Press raporton se forcat e sigurisë kanë shtuar kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumen Ibër, ndërkohë që vërehen disa automjete KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit. Të shtënat janë dëgjuar nga ndërtesat në pjesën veriore të Mitrovicës.
SHBA: TË SHQETËSUAR PËR SITUATËN
Ora 07:30- Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka vlerësuar se bllokimi i rrugëve nga serbët në veri të Kosovës pengojnë lirinë e lëvizjes dhe nuk janë në pajtim me aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për hyrje në Bashkimin Evropian, raporton gazeta kosovare Express.
“Gjithsesi jemi të brengosur për shkak të situatës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbajnë paqen dhe t’iu shmangen hapave të ngutshëm, si dhe të përmbahen nga retorika ndezëse”, ka thënë Toner.
Ai në një konferencë për media ka theksuar se KFOR-i dhe EULEX-i ndodhen në veri për të siguruar lëvizjen e sigurt dhe të lirë të njerëzve dhe mallrave.
“Liria e lëvizjes është në interesin e Kosovës dhe Serbisë, dhe është në pajtim me aspiratat e tyre për hyrje në Bashkimin Evropian. Bllokada e rrugëve gjithsesi nuk i kontribuon kësaj”, ka thënë Toner.
Gjatë natës në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë, aty ku pëvec doganierëve serbë ka edhe doganierë kosovarë, të gjithë këta të mbikëqyrur nga KFOR e EULEX gjendja është raportuar e qetë gjatë natës. Nuk ka pasur sulme nga strukturat paralele serbe.Mediat kosovare raportojnë për sulme me gurë nga serbët në jug të Mitrovicës, ndërsa kanë bllokuar me zhavorr urën e Ibrit.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tahiri: Doganat në veri, kapitull i mbyllur