E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, METE, grup pune për monitorimin

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti është takuar sot me përfaqësues të Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes, të Korporatës Energjetike dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Takimi u bë pas situatës së përmbytjeve të krijuara në disa zona të vendit si pasojë e mosfunksionimit të hidrovoreve.
Sipas zyrtarëve lokalë, hidrovorët nuk janë futur në punë pasi nuk kanë energji. Nisur nga kjo situatë, ministri Prifti ka ngritur një grup pune i cili do të monitorijë gjendjen në hidrocentralet kryesore dhe do të raportojë për furnizimin me energji.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e METE-s ka theksuar se ky grup pune i përfaqësuar nga zëvëndësministri i Energjitikës Leonard Beqiri do të analizojë situatën e krijuar në hidrocentrale pas rënies së shirave ditët e fundit. Sipas zëdhënëses ky grup pune do të analizojë pa ndërprerje situatën në hidrocentralin e lumit Drin dhe shkarkimet e plota në hidrocentale dhe do të monitorojë furnizimin me energji duke e informuar çdo një orë ministrin e Energjitikës Dritan Priftin për situatën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›