Angli, Çelsi nukdorëzohet, presionndaj Mançesterit
ANGLI- Një fitore e madhe për Çelsin, në javën e 35-të të kampionatit anglez. Skuadra e Karlo Ançelotit ka mundur 2-1 Totenhemin në derbin e Londrës dhe tashmë e sheh veten 3 pikë larg Mançester Junajtid, që të dielën ka një transfertë tepër të vështirë përballë Arsenalit. Nëse “Djajtë e Kuq” humbasin, Çelsi është papritmas një kandidat për titull, pasi la një përballje direkte në “Old Traford” ndaj ekipit të Ferguson. Në takimin e sotëm, Totenhemi kaloi i pari në avantazh me mesfushorin brazilian Sandro, por pak para mbylljes së pjesës së parë, Lampard barazon. Goli i ndeshjes u shënua 2 minuta para fundit, me autor Salomon Kalu. Totenhemi ndërkohë i është larguar zonës Champions. Në takimet e tjera të luajtura sot, spikat fitorja 1-0 e Blekbërnit ndaj Boltonit, në një sfidë për mbijetesën. Blekpuli ka barazuar pa gola me Stouk, ndërfsa Uest Bromi mposhti 2-1 Aston Vilën. Uigani barazoi 1-1 me Evertonin, ndërsa Fulhami mundi 3-0 Sandërlendin.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)