E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Inter i pabesueshëmshtyhet festa e Milanit

ITALI- Xhampaolo Pacini ka prishur festën e Çezenës dhe të Milanit, duke shënuar dy gola në minutat shtesë të takimit të zhvilluar sot në “Dino Manuzzi”. Ish-sulmuesi i Sampdorias ka kthyer ndeshjen në favor të Interit, pikërisht atëherë kur mendohej se gjithçka kishte mbaruar për këtë skuadër. E në fakt, zikaltërit nuk është se kanë bërë shumë për të merituar 3 pikët përballë Çezenës, por kanë mjaftuar 5 minutat shtesë që ata të shtyjnë festën e Milanit të Alegrit. Në rast të një disfate në takimin e sotëm, atëherë kuqezinjtë do të shpalleshin kampionë nëse mundnin ditën e diel Bolonjën në “San Siro”. Tashmë skuadrës së Alegrit i duhet të vuajë edhe pak për t’u shpallur zyrtarisht kampione, ndonëse diferenca në renditje lë pak vend që Interi të shpresojë te ndonjë mrekulli. Zikaltërit janë 5 pikë larg, por Milani ka një ndeshje më shumë për të luajtur dhe për më tepër, një kalendar tepër të favorshëm.
Ndeshja
Takimi ka parë në fushë një Inter nën ritmin e zakonshëm dhe me shumë gabime në pasime. Pa Uesli Shnajder, zikaltërit janë dominuar nga Çezena, e cila kërkonte pikët e shpëtimit. Në pjesën e parë, vendasit kanë qenë disa herë të rrezikshëm, por gjetur dot golin. Në pjesën e dytë, Çezenës i mjaftojnë 10 minuta për të kaluar në avantazh. Xhakerini fut një top nga e djathta dhe Igor Budan i vetëm, mposht Kastelacin. Një gol në pozicion jashtë loje i tij, por avantazhi i Çezenës ka qenë tërësisht i merituar. Interi më pas ka hyrë në ndeshje, madje për këtë ka shërbyer një dëmtim i Pandev, që i hapi rrugë futjes së Pacinit. Çezena shënon një autogol, që në mënyrë të habitshme anulohet nga gjyqtari, ndërkohë që minutat shtesë janë një “çmenduri”. Në të 92-tën, Pacini merr një top nga Eto dhe fluturimthi mposht Antoniolin, duke barazuar. Në minutën e fundit, bomberi zikaltër shënon edhe golin e dytë, pas një krosi të Maikon, duke prishur mbrëmjen perfekte të Çezenës.
Milani
Fitorja e Interit bën që festa e Milanit të shtyhet edhe për pak, megjithatë në kampin kuqezi gjërat duken të qeta. Nesër, ekipi i Alegrit do të presë në shtëpi Bolonjën, ndërsa “San Siro” pritet të jetë i tejmbushur. “Nuk është e lehtë, - tha Alegri në konferencën ëpër shtyp. – Ata janë të shpëtuar, por matematika nuk jep siguri. E di që do të luajnë fort, ndërsa ne duhet të jemi të duruar për të gjetur golin. Nuk duhet ta marrim ndeshjen qetë, ndonëse nuk kemi shumë presion dhe shumë eufori. Skuadra është mirë, e dimë që na duhen vetëm 4 pikë për të fituar kampionatin”, shtoi ai. “Nuk duhet ta themi fjalën titull, mund ta mendojmë, por jo ta themi”, tha Adriano Galiani.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›