Moggi: Leonardo nuk është për Interin

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka thënë se largimi i Jose Mourinhos, ka bërë që Interi të humbasë shumë në terren në krahasim me Milanin, ndërsa beson se Leonardo nuk është njeriu ideal për t`i çuar përpara kampionët e botës.
“Edhe për një periudhë të konsideriueshme kohore do të shohim dominim të Milanit mbi Interin. Interi duhet ta ndryshojë skuadrën. Që pas largimit të Mourinhos, gjërat filluan keq, sidomos pasi ato u kthyen përsëri në duart e Morattit”.
“Ata duhet ta gjejnë një trajner që mund të marrë përsipër situatën dhe Leonardo nuk është njeriu për ta bërë këtë. Nëse ata vazhdojnë kështu, atëherë gjithmonë do të jenë prapa Milanit”, precizoi Moggi.