E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush eshte me i miri Maradona apo Messi

Ka mjaftuar një gol i Leo Mesit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve që të rihapen edhe një herë diskutimet. Kush është më i mire, Maradona apo argjentinasi i Barcelonës?

Shembujt janë dhënë, por pas 19 muajsh heshtje në skenë ka dale edhe Diego. El Pipe Doro ka komentuar golin e dytë të Messit, duke e quajtur të jashtëzakonshëm. Ishte një gol i Aluciant. Në momentin e marrjes së topit ka qenë në pozicion të barabartë me Albiol, por e ka lënë një metër pas si një nxënës shkolle, atë edhe të tjerët.

Ka kaluar Marselon dhe një pozicion shumë të vështirë, ku Kasijas i kish zënë pjesën më të madhe të rrezes ka realizuar si një gjeni futbolli. Në fakt kështu ka qenë dhe pa asnjë dorezë, Maradona ka deklaruar se Mesi është për momentin futbollisti më i madh i Botës. Por më pas një pyetje të cilës ai nuk mund ti shmangej dot, cili është më i madhi i kohërave, vetë Maradona, apo Leo Mesi.

Të dy ngjajnë, të dy kanë të njëjtin stil loje, të dy janë të magjishëm në marrjen e topit e natyrisht në përfundimin e aksioneve. Me pak fjalë janë të dy të mëdhenj e Maradona këtë fakt e di fare mirë, por një fjali duhet ta thotë: Kush është më i miri? “Maradona është Maradona, ndërsa Messi është Messi dhe pikë. Une e kam mbyllur karrierën, Messi është në kulmin e saj. Kush është më i miri le ta shkruajë historia. I sigurt është fakti se të dy jemi argjentinas dhe të dy bashkë kemi munduar futbollin evropian. Për momentin Leo duhet lënë i qetë, është kënaqësi ta shohësh atë në fushën e lojës”. Kaq ka thënë Maradona, i cili për momentin është në pritje të trajnimit të një skuadre futbolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›