Vlonjatët presinTiranën, por mendjaështë te FSHF
TIRANE- Flamurtari do të presë sot Tiranën, në një ndeshje që të paktën në letër mendohet si tepër e vështirë për këtë skuadër. Por, duke parë edhe renditjen e bardhebluve, që tashmë duken të fokusuar tërësisht te finalja e Kupës së Shqipërisë, mendja e vlonjatëve është e gjitha në Federatë, në pritje të vendimit për ndeshjen me Laçin. Flamurtari pret ende një 3-pikësh në tavolinë nga FSHF, ndërkohë që kjo e fundit pritet të shprehet në fillim të javës së ardhshme për ngjarjet e ndodhura në takimin në Laç, që u ndërpre për 50 minuta për shkak të goditjes me sende të forta në kokë të portierit Shpëtim Moçka. Në këtë mënyrë, sfida e sotme përballë Tiranës ka dalë tërësisht në plan të dytë. Madje, të dyja skuadrat pritet që të zbresin me shumë futbollistë rezervë në këtë takim, që ka vlerë vetëm për një ekip, atë të Maganit. Ndërkohë, tifozët e klubit Flamurtari kanë shtyrë për të hënën protestën e paralajmëruar për dje, përpara dyerve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe pse ishin organizuar me 15 autobusë dhe me dhjetëra makina private, vlonjatët kanë preferuar ta shtyjnë vendimin e tyre për të protestuar para selisë së FSHF-së. Shkak për këtë është bërë vdekja e një prej tifozëve kryesorë dy ditë më parë, teksa ai u godit nga një shpërthim me eksploziv në makinë. Kësisoj, një pjesë e mirë e tifozëve ka qenë dje në varrim dhe ardhja në Tiranë është bërë thuajse e pamundur. Përpos kësaj, vlonjatët nuk kanë hequr dorë nga qëllimi për të protestuar për ngjarjet e ndodhura në fushën e Laçit. "Do të jemi të hënën në Tiranë, sot (dje) nuk shkuam vetëm se donim t'i bënim respektin shokut tonë", tha një prej ultrasëve kuqezinj.
Hetimi
Ndërsa Flamurtari do të luajë sot për javën e 31-të të Superligës, FSHF ka vazhduar edhe dje me hetimin e saj për ngjarjet në takimin e së hënës në Laç. Dy inspektorët e Komisionit të Disiplinës, të ngarkuar për të bërë një hetim të plotë në lidhje me goditjen e portierit Shpëtim Moçka, kanë marrë dje në pyetje drejtuesit më të lartë të klubit Flamurtari. Ata kanë marrë dëshmitë e presidentit Shpëtim Gjika, të shefit të klubit Geri Çipi si edhe të dy mjekëve të skuadrës. Inspektorët janë interesuar sidomos për gjendjen e portierit Shpëtim Moçka, pra sa i rëndë ka qenë dëmtimi i tij dhe nëse ai ka qenë në gjendje apo jo për të vazhduar lojën. Mbi këtë bazë, në fund do të hartohet edhe një raport i plotë që do t'u paraqitet anëtarëve të Komisionit të Disiplinës, që duhet të japin një vendim. Në FSHF dyshojnë se dalja e portierit me barrelë dhe dërgimi i tij në spital, kanë qenë e gjitha një inskenim i pjestarëve të Flamurtarit, me qëllim marrjen e 3 pikëshit në tavolinë. Dy ditë më parë, inspektorët e KDS-së kanë qenë në Vlorë për t'i bërë një raport mjeko-ligjor portierit Moçka, por klubi e kishte dërguar atë në Leçe të Italisë për një vizitë të specializuar. Kësisoj, mbetet për t'u parë se cili do të jetë përfundimi i hetimit të nisur, por sipas vlonjatëve, kjo gjë është bërë vetëm për të gjetur një justifikim për mosdhënien e 3 pikëshit në tavolinë për ekipin e Gugash Maganit.