“Dhelpra” Hoxhson: Italia na ka magjepsur këtë vit
KIEV-Roi Hoxhson është një “dhelpër” e vjetër e fushave të futbollit. Para ndeshjes me Italinë ka dalë përpara gazetarëve me një fytyrë të dëshpëruar, por janë të paktë italianët që i besojnë atij. Hoxhson ka shpjeguar se i druhet shumë përballjes me Italinë, duke u përpjekur ta vendosë presionin në anën e të kaltërve dhe duke i thurur elozhe “trupës” së Prandelit.
“Jemi të impresionuar nga paraqitja e Italisë, Prandeli ka bërë një punë të mirë, duke gjetur miksin e duhur mes të rinjve dhe futbollistëve ekspertë, - u shpreh ish-trajneri i Interit në prag të përballjes së fundit çerekfinale të Europianit. – Duhet ta kontrollojmë ndeshjen, pasi nëse lëmë Italinë ta kontrollojë, do të kthehet në një ngërç të madh për ne. Ata kanë shumë lojtarë me teknikë të mirë”, deklaroi më tej Hoxhson. I pyetur nëse Anglia e tij do të vazhdojë të luajë me një stil italian, Hoxhson bëri të paditurin: “Nuk e di se çfarë nënkuptoni me këtë”, u tha ai gazetarëve. Kapiteni Stiven Xherard ndërkohë, u shpreh se i frikësohet Mario Balotelit, një futbollist të cilin e njeh mjaft mirë për shkak të aktivizimit me Sitin në Premier Ligë. “Baloteli është i rrezikshëm, një futbollist i shkëlqyer. Shumë nga ne e njohin mirë, kështu që shpresojmë ta ndalim të dielën”, tha ai.
Anglia nuk i kalon prej kohësh çerekfinalet, një tabu që lojtarët e saj kërkojnë ta thyejnë sot në mbrëmje. “Jemi më të fortë se më përpara, mund të arrijmë në gjysmëfinale. Këto janë raste që nuk të vijnë shpesh dhe duhen shfrytëzuar”, deklaroi Stiven Xherard.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)