Shpërthimi në Stamboll, 4 viktima

Shpërthimi i një bombe ka tronditur mëngjesin e sotëm Stambollin. Eksplozivi është aktivizuar me telekomandë në distancë e kishte në shënjestër një mjet transporti të ushtrisë turke e familjarëve të tyre në Halkali, në periferi kryer në pjesën evropiane të Stambollit, në afërsi të një baze ushtarake Mediat e Turqisë raportojnë se nga shpërthimi i bombe kanë humbur jetën të paktën 4 vetë e janë plagosur mbi 15 të tjerë.
Viktimat janë tre ushtarë dhe vajza 17 vjecare e një ushtaraku. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur po parakalonte një autobus me ushtarë dhe familjarët e tyre. Përgjegjësinë për këtë sulm deri tani nuk e ka marrë askush, por hetuesit shprehen të sigurt se pas tij qëndron Partia Punëtore Kurde (PKK) e cila ka paralajmëruar javën e kaluar "sulme në secilin qytet turk", në qoftë se ushtrria turke nuk i ndërprenë veprimet kundër saj.
Sipas guvernatorit Huseyin Avni Mutlu bëhet fjalë për një akt terrorist “ është një sulm terrorist që ka për qëllim të krijojë ndasi, tension dhe dëshpërim" deklaroi ai.
Delina Bitraku < I mëparshmi