E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Situata energjitike, pozitive

Situata energjitike në vendin tonë paraqitet mjaft pozitive. Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shumta të shiut ditët e fundit. Reshjet e shumta kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në hidrocentrale duke përmirësuar gjithashtu edhe prodhimin e energjisë që tashmë po realizohet me kapacitet të plotë në të tre hidrocentralet kryesore.
Nga informacionet e marra pranë KESH-it bëhet e ditur se niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka kapur kuotat e 294.07 m një nivel i cili lejon ndër të tjera që të vihen në punë të gjitha turbinat duke prodhuar energji elektrike në maksimum. Ndërkohë që niveli i ujit në hidrocentralin e Komanit është 171.32 m dhe Vau i Dejës ka arritur në nivelin 74.30 m.
Ndërkohë që sipas të dhënave që "Ora News" ka marrë pranë KESH bëhet e ditur se aktualisht në këto zona vazhdojnë të bien reshje të shumta shiu të cilat ndikojnë në ndryshimin e herpashershme të nivelit në këto hidrocentrale. Gjendja pozitive prurjeve në hidrocentrale ndikon edhe në rritjen e eksportit të energjisë,eksport i cili realizohet vetëm pasi janë përmbushur nevojat e vendit.
Këtë vit Shqipëria ka patur një ndër vitet më të mira për sa i përket prodhimit të energjisë dhe është arritur që të prodhohet rreth 27 milion kë një sasi e cila nuk është prodhuar ndonjëherë ndër vite. Sipas parashikimeve të meterologëve pritet që moti me reshje të vazhdojë deri në fundjavë gjë që premton për një prodhim në maksimum të energjisë elektrike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›