Angli, çelsi e Mançester presin 90 minutat finale
LONDER- Të dielën Premier Liga Angleze do të përcaktojë skuadrën kampione për këtë sezon, një betejë që sheh përballë çelsin dhe Mançester Junajtid. Blutë e Londrës ndodhen 1 pikë para “Djajve të Kuq” dhe u mjafton të mundin në shtëpi Uiganin për të fituar titullin e parë kampion që prej vitit 2006. Kur mbeten edhe për 90 minuta për t’u luajtur, gjithçka është në dorën e çelsit, një skuadër që e ka dominuar kampionatin. “Nuk kam probleme të mëdha për të zgjidhur në prag të fundit të kampionatit”, deklaroi trajneri Karlo Ançeloti. “Gjatë këtij viti kemi humbur disa ndeshje dhe patëm një moment të vështirë pasi u mundëm nga Mançester Siti dhe Interi, por reaguam shumë shpejt”, shtoi ai. Ançeloti deklaroi gjithashtu se skandalet seksuale ku u përfshinë kapiteni i skuadrës Xhon Terri dhe mbrojtësi Eshli Kol, nuk patën impakt mbi rezultatet e skuadrës. “Këto nuk ishin aspak problem për mua, ishin thjesht çështje personale. Ata arritën t’i mbajnë këto probleme jashtë skuadrës, kështu që nuk ishte aspak problem”, u shpreh trajneri italian. Ançeloti deklaroi gjithashtu se pavarësisht humbjes së pësuar me Uiganin në shtator, këtë herë do të jetë një histori tjetër. Ai u ka kërkuar futbollistëve që të luajnë si ndaj Stokes, kur çelsi fitoi 7-0. Italiani e quajti fantastike atmosferën në radhët e tifozerisë, ndërsa u shpreh se me këto rezultate Roman Abramoviç duhet të jetë i kënaqur.
Ndërkohë, trajneri i Mançester Junajtid Aleks Ferguson, ka pranuar përpara takimit me Stoken se është shumë e vështirë që çelsi ta humbasë titullin në ndeshjen e fundit. Por, sipas tij zhgënjimi më i madh për Djajtë e Kuq është eliminimi nga Champions League. “Jam i zhgënjyer që nuk kemi fituar trofe të tjerë veç Kupës së Ligës, - tha Ferguson. – Por, zhgënjimi më i madh është Liga e Kampioneve. është një fatkeqësi e madhe që ne nuk jemi në finale kundër Interit, pasi kishim një shans të madh. Eliminimi nga Bajerni ndikoi edhe në humbjen e ndeshjes së radhës kundër çelsit. Ishte një javë shumë e keqe për ne”, deklaroi skocezi. Ferguson u shpreh gjithashtu se fakti që Uejn Runi mungoi dhe nuk ishte në formë, ndikoi jo pak në atë javë të tmerrshme. Më tej, trajneri i Junajtid përgëzoi Totenhemin për kualifikimin në Champions League, duke thënë se për katërshen e madhe Mançester, çelsi, Arsenal dhe Liverpul, nuk është më e thjeshtë të triumfojnë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)